Këngëtari i njohur turk, Serdar Ortaç për here të pare ka folur rreth thashethemeve se ai ka humbur pasurinë në kazinotë turke.

Në një intervistë për Show Tv ka pohuar se çdo gjë është e vërtetë.

“Për momentin s’kam para dhe nuk luajë bixhoz”, tha ai.

Tutje Serdari theksoi se nuk e ka problem paranë pasi që gjithmonë i ka afër miqtë.

“Aktualisht kam para sa për të jetuar – një shtëpi dhe një veturë. Por, nuk e kam problem paranë pasi që kam miq të pasur dhe ata nuk më lënë të varfër”, tha ndër të tjerash këngëtari.

Kujtojmë se, Serdari vite më parë ka mbajtur një koncert para publikut shqiptar në Prizren. /21Media