Këngëtarja e njohur australiane, Delta Goodrem është në qendër të vëmendjes në rrjete sociale pas puntatës së fundit të “The Voice”.

Gjatë audicioneve të fshehura, Delta i habiti të gjithë kur ngriti këmbët së bashku me Kelly Rowland. Mirëpo pas këtij momenti në rrjet shpërthyen kritikat që i kërkonin Deltas të lante këmbët përpara se t’i tregonte ato në kamera.

“Laji ato dreq këmbësh”, shkruan një komentues në Twitter. “Delta më mirë mbaji ato këmbë poshtë”, “A mund t’i lash ato këmbë para se t’i shfaqësh në kamera?”, shkruanin të tjerë.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Delta-s janë “Wings”, “Enough”, “Not me, not I”, dhe shumë të tjera.