Dhurata ka publikuar një fotografi kur ishte e vogël

Dhurata ka publikuar një fotografi kur ishte e vogël

Një ndër emrat për të cilët shkruhet mjaft shumë në mediat rozë është edhe këngëtarja e mirënjohur, Dhurata Ahmetaj. Këngëtarja shquhet për bukurinë dhe stilin që e ka, shkruan rtv21.tv

Dhurata është shumë aktive në rrjet sociale ku publikon fotografi e video të shumta. Së fundi ajo ka zgjedhur një fotografi nga fëmijëria  për ta ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, që janë 211 mijë.

Në këtë fotografi shohim një Dhuratë krejt ndryshe, një vajzë e vogël dhe shumë simpatike.

Sa i përket angazhimeve muzikore, këngëtarja e njohur ka publikuar projektin e saj të fundit “ A po vjen” të realizuar edhe me videoklip. /21Media