“Pretty Lies” është këngë e stilit alt-elektro-pop të errët ngjashëm me stilin e viteve të 80-ta dhe vibe Europop, si kënga nga Kraftwerk “Model”, pastaj Robyn “Call Your Girlfriend” dhe shkrirje e tingullit të New Order me vokalet a la Annie Lennox.

Ja se si rrëfehet Mimoza H në lidhje me këngën: ’’’Pretty Lies’ pasqyron mllefin dhe paknaqësinë time për padrejtësitë aktuale ne aspektin social, ekologjik, pabarazinë shoqërore, si dhe industrinë e argëtuese duke përfshirë këtu sfidat e pengesat e shumta në avancimin e rolit dhe pozitës së femrës në këtë industri. Teksa shkruaja tekstin, e ndjeja se sa i thellë ishte zemërimi që mbaja brenda për krejt këto mashtrime e gënjeshtra. Krejt ky emocion më shtyu që të shprehesha artistikisht me qëllim që ta kuptoja më mirë këtë mllef dhe t’i bashkohesha përpjekjeve për ndryshim të këndvështrimit përreth këtyre aspekteve shoqërore.

Për të rrëfyer mesazhin e këngës e ndjeva të nevojshme që t’a realizoj edhe video klipin, duke përdorur imazhe dhe deklarata të forta permes te cilave pershkruhet zhgënjimi im ndaj akteve mashtruese, lojërave të përdredhura dhe keqperdorimeve qe po behen nga ata qe gjinden në fuqi. Skena me oktapodin është pika kulmuese e këtij tregimi e që simbolizon dy anët e realitetit. Në njërën anë, tentakulat paraqesin iluzionin e thellë që e mbështetë rrjetin e sistemit aktual, ndërsa në anën tjetër, paraqet inteligjencën, vizionin dhe mprehtësinë e nevojshme për të shpalosur të vërtetat që do të mund të na shtyejnë drejt ndryshimeve pozitive.’’

Mimoza H është një këngëtare me prejardhje nga Kosova por që vepron në Montreal të Kanadasë. Aji njihet për një zë të veçantë melankolik. Në vitin 2016 Mimoza H publikoi albin e saj të parë të quajtur “Uproot”, me vlerësime të mira në Kanada si dhe Evropën lindore.

Kënga e saj e re mund të dëgjohet në faqen e saj zyrtare./21Media

Faqja zyrtare e Mimoza H

No description available.