Industria e kozmetikës ka gjetur shumë mënyra për të luftuar aknet, por mënyra më e mirë është ta trajtoni lëkurën e fytyrës tuaj me disa ushqime të shëndetshme.

Ne zgjodhëm disa ushqime që do të ju ndihmojnë të zvogëloni plagët e akneve në fytyrën tuaj.

1.Kungulli

Kungulli është një burim i shkëlqyeshëm i niacinës, vitaminave A dhe B, dhe zinkut. Niacina është e dobishme në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormoneve dhe ndihmon në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e plagëve të akneve.

2. Lakra jeshile

Lakra jeshile është e pasur me vitamina C dhe K dhe është një burim i mirë i bakrit dhe hekurit. Vitaminat dhe mineralet në lakrën jeshile ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës. Vitamina K ndihmon për të zvogëluar njollat e errëta në lëkurën tuaj. Hekuri shpejton shërimin e plagëve duke përfshirë edhe puçrrat.

3. Lëngu i limonit

Filloni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Kjo mund të ju ndihmojë të arrini një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

4. Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-caroten. Trupi juaj shndërron beta-caroten-in në vitaminë A. Kjo vitaminë funksionon si një pengesë për bllokimin e poreve. Retinol lufton aknet. Në vend që të blini kremra të shtrenjtë, ju mund të shijoni patatet e ëmbla në ushqimet tuaja.

5. Lulelakra

Lulelakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C. Kjo vitaminë  lufton çdo dëmtim të shkaktuar duke shëruar plagët e akneve.