Ndiqni këto këshilla të dobishme në mënyrë që të mos keni probleme me djersitjen e duarve Jemi në stinën më të nxehtë dhe një nga problemet kryesore që zakonisht hasim eshte djersitja, sidomos në duar. Kremrat nuk ndihmojnë, nga ato duart bëhen të ngjitshme, dhe situata bëhet edhe më e pakëndshme gjatë përshëndetjeve me dorë. Nuk jeni të detyruar të shmangni përshëndetjen me dorë, as duart t’i mbani në xhepa, vetëm ndiqni këto këshilla të dobishme.

 Ndiqni këto këshilla të dobishme në mënyrë që të mos keni probleme me djersitjen e duarve

Jemi në stinën më të nxehtë dhe një nga problemet kryesore që zakonisht hasim eshte djersitja, sidomos në duar. Kremrat nuk ndihmojnë, nga ato duart bëhen të ngjitshme, dhe situata bëhet edhe më e pakëndshme gjatë përshëndetjeve me dorë. Nuk jeni të detyruar të shmangni përshëndetjen me dorë, as duart t’i mbani në xhepa, vetëm ndiqni këto këshilla të dobishme.

1-Në 200 mililitra ujë të vluar hidhni dy lugë supe sherbelë, mbuloni me kapak dhe lëreni të qëndrojë 15 deri në 20 minuta, pastaj kullojeni mirë. Lëngun e përftuar futeni në një shishe dhe përdoreni sipas nevojës.

2-Vloni tri litra ujë, në ujin e vluar hdihni një grusht fletë brushtulli (Hederahelix). Lëreni të ftohet në temperaturë dhome. Para se të shkoni të flini gjumë, me këtë çaj lani duart.

3-Merrni lëngun e gjysmë limoni dhe përzieni me 50 mililitra vaj bademi dhe me po aq çaj nga lëvorja e bungut. Sa më shpesh pas larjes së duarve lagni duart me këtë pwerberje.

4-Përzieni bebi-pudrën me miellin e misrit të bluar imët dhe herë pas here vendoseni ne duar.

5-Me gjysmë patateje bëni masazh të butë shuplakave para se të shkoni të flini gjumë. Ky “masazh” eliminon edhe aromat e pakëndshme nga duart.