Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Q. shtetas i Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale ‘kanosja’. Gjyqtari individual i Divizionit Penal, Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin për veprën penale si në aktakuzë e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve.

“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia.”, ka bërë të ditur gjykata përmes komunikatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./21Media