Këto janë zyrat ku qëndron administrata e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” në Kërçovë.

Baraka të vjetra dhe të pa rregulluara, me dyer dhe dritare druri të vjetërsuara.

Në shikim të parë nuk të japin përshtypjen se janë zyra ku qëndrojnë të punësuarit, por duken si objekte të braktisura prej kohësh.

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari tha se prioritet këtë vit kanë nevojat e qytetarëve, ujësjellësi kanalizimi, rrugët, rrugicat, ndërsa objektet komunale prioritet do të jenë vitin që vjen.

“Edhe tek Ndërmarrja Komunale “ Komunalec” më lejoni të theksoj se nga një gjendje nga një situatë që e kam quajtur në shtratin e vdekjes dhe sot 7 vite pas, një ndërmarrje e cila është prezentë në çdo veprimtari të saj, në çdo cep të qytetit dhe vendbanimeve tona në përjashtim aty ku nuk është shfaq interesi i qytetarëve për të menaxhuar ndërmarrja dhe me mjaft suksese ka arritur të realizojë punën e saj, jashtë asaj që objektet, apo zyrat e administratës komunale plotësojnë apo nuk plotësojnë kushtet për një situatë më të rehatshme për të ushtrua detyrën”, deklaroi Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.

Siç na thanë nga kjo ndërmarrje këtu nuk është investuar me qëllimin se kjo ndërmarrje do të kalonte në hapësirat e objektit të Komunës, ndërsa Komuna do të transferohej në një objekt tjetër. Ndërmarrja Komunale ”Komunalec” veprimtarin e saj e kryen Kërçovë dhe në disa fshatra të kësaj komune./21Media