Me sezonin e vjeshtës fillon edhe problemi me prerjen e drunjve nga mali.

Në Kërçovë për prerjen e drunjve më shumë frekuentohet Krushina dhe fshatin Knezhinë, nga banorët e asaj ane çdo ditë vinë ankesa te policia.  Kur policia del në teren shpesh ndodh që të ketë probleme dhe sulme ndaj punonjësve të policisë. I njejti rast ka ndodhur brenda javës në një rrugë pyjore në fshati Knezhinë të Kërçovës, ku D.V (38) nga Kërçova, me sulm fizik u përpoq të parandalojnë oficerët e policisë në ndërmarrjen e veprimeve zyrtare kundër një shoferi të një mjeti transporti që transportonte 15 metra kub dru zjarri pa dokumentacionin e duhur.

SPB – Ohër ngriti padi penale kundër D.V. për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e një krimi “Parandalimi i një zyrtari në kryerjen e detyrave zyrtare”, informojnë nga SPB-Ohër./TV21