“Je si dritë e diellit në errësirë ke prekur si valët e detit që rendin plot shkumë, kush të tregoj rrugën të tha që kam vdekur”.

Në Kalanë e Kërçovës, filluan takimet poetike ndërkombëtare që mbahen për të shtatin vit me radhë.

Poetët e Kërçovës u mblodhën për të recituar poezitë e tyre dhe për të mbajtur gjallë frymën poetike në vend.

Organizatori dhe shkrimtari Adem Xheladini tha se për 6 vjet me radhë kemi pasur poetë nga shumë vende, por sivjet jemi të kufizuar, nuk kemi mundësi që të krijojmë kushte për të respektua protokollet.

“Ne jemi mbledhur anëtarë të Klubit Shqiptar “Penestia” të Kërçovës dhe si zakonisht ne e kemi bërë traditë të mbajmë nga një orë letrare në ambient të hapur dhe këtu do ta fillojmë me këtë orë letrare”, deklaroi Adem Xheladini – organizator.

Në kuadër të Takimit Poetik Ndërkombëtar ”Hyjnesha Ilire Thana” u promovuan edhe disa libra të rinj të autorëve kërçovarë, për të vazhduar më pas me takimet poetike online me poetë nga të gjitha viset.

Për shkak të pandemisë takimet me poetet e vendeve tjera të botës u mbajtën në platformën online.

“Zakonisht takimet tona poetike i kemi mbajtur të gjithë së bashku por tani për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, jemi mblidhur në këtë formë vetëm e vetëm për ta mbajtur gjallë fjalën poetike dhe fjalën e lirë”, u shpreh Mirije Vrangalla – poete.

Në këtë takim përmes platformës online poezitë e tyre i recituan poetë nga Anglia,Franca, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India, Sllovenia etj./21Media