Gashi: Nëse ka një komunë ndalesë e tjetra jo, mund të bartet infeksioni prapë

Gashi: Nëse ka një komunë ndalesë e tjetra jo, mund të bartet infeksioni prapë

Kryetarët e komunave të Kosovës po kërkojnë nga niveli qendror që orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të jetë  “uniform” për të gjitha komunat  me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kështu u tha pas mbledhjes që zgjati rreth dy orë të Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës që u mbajt në Drenas, me qëllim të diskutimit të situatës në të gjitha komunat sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe nevojës së bashkëpunimit me nivelin qendror./21Media