Kërkesa e PSD-së

Kërkesa e PSD-së

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes deputetes Shqipe Pantina, ka bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues. Sipas PSD-së, ky proces shihet nga kjo parti si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtjesorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare.

“Kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë. Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm”, thuhet në njoftim.