Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara sot foli për kërkimet që janë duke u bërë në Kizhevak të Rashkës, duke shtuar se janë duke u zhvilluar kërkime edhe në një pjesë të Gjilanit.

Jemi të fokusuar në gjetjet mortore në Kizhevak të Serbisë. Ne vitin 2020 prej periudhës pesë vjeçare, janë saktësuar varrezat masive në ketë vend. Dhe kjo është java e dytë e kërkimeve në këtë vend. Është një rast i dorëzimit të mbetjeve mortore në një familje në Klinë“, theksoi ai në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se duhet të jepet përgjigje atyre mbetjeve mortore, dhe të dihet se të kujt janë ato 300 mbetje që ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai përmendi edhe nevojën për arkiv të digjitalizuar.

Ne përveç sfidës kemi propozuar edhe veprimet që duhet të ndërmerren. Skanimi i materialeve duhet të bëhet për gjithë procesin. Kemi paraparë se çfarë janë mjetet e nevojshme, te cilat janë të karakterit teknik“, u shpreh Manaj.

E, kryetari i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli tha se mekanizmi i shtetit duhet të ketë dokumentacion, meqë përveç ndjekjes penale të atyre që kanë bërë krimin nevojitet një arkiv e tillë.

“Ne me ligj e kemi obligim që të hartojmë listën e të zhdukurve. Sot aktualisht në bazë të këtyre të dhënave figurojnë 1638 persona të zhdukur. Askund në regjion nuk vendos për këto çështje Instituti i Mjekësisë Ligjore. Për këtë është i krijuar Komisioni Qeveritar. Është identifikuat edhe një numër i familjeve që nuk kanë dhënë gjakun e tyre, sepse ata besojnë që të afërmit i kanë në burgjet në Serbi. Kjo do të jetë edhe një prej sfidave të komisionit. Të punohet që të gjithë të japin mostrat e gjakut. Mbi 2000 familjarë i kanë varrosur ata pa autopsi dhe pa analiza të ADN-së“, tha ai./kp