Kërkohen inspektime shtesë për vendosjen e flamujve afër produkteve

Shala thotë se muaji janar ka qenë muaj vedisues

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, inspektime shtesë për të parë se sa është duke u zbatuar ligji i vënë për mbrojtejn e konsumatorit për vënien e flamujve afër produktit të origjinës.

Përmes një konference për media, Shala ka treguar se ka kërkuar nga pronarët e pikave shitëse ta respektojnë këtë ligj në pikëmëri.

“Sot kam kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, inspektime shtesë me qëllim që ta shohim deri ku dhe sa është duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht neni i cili përcakton vënien e flamujve afër produktit të origjinës”, ka thënë Shala.

Ndër të tjera, Shala ka paralajmëruar se Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj asnjë subjekti dhe se ndajë secilës pikë shitëse, e cila vertetohet se nuk ka zbatuar ligjin do të merren masa.

“Kërkojë nga të gjithë pronarët e pikave shitëse që ta respektojnë në përpikmëri dhe njëkohësisht mos të lejohet manipulime të cilat janë duke u krijuar në disa produkte, ku një produkti që prodhohet në një vend tjetër i vendoset flamur tjetër. Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj asnjë subjekti, çdo pikë shitëse e cila vërtetohet se nuk është duke e zbatuar këtë ligj, inspektorati do të merr masa siç është paraparë me ligj”, ka deklaruar Shala.

Minstri ka theksuae se ligji është në fuqi që nga 29 dhjetori i vitit 2018. Ndër të tjera, Shala ka thënë se muaji Janar ka qenë si muaj vetëdijësues për të gjitha pikat shitëse në Kosovë, duke i veçuar rastet kur ka pasur shkelje të mëdha atëherë janë marrë masa.

Kujtojmë se vendimi për vendosjen e flamujve ka ardhur pak pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksë 100 % në fund të vitit që lamë pas, ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si reagimit ndaj një fushate të ashpër diplomatike të Serbisë kundër aplikacionit të Kosovës në Interpol dhe qëndrimit mbështetës të Bosnjës ndaj politikës së Beogradit. /21Media 

Back to top button