Qeveria e Italisë po kërkon oferta nga inxhinierët për të rindërtuar dyshemenë e Koloseut në Romë dhe për ta kthyer atë në lavdinë e tij të dikurshme.

Projekti do të ketë një buxhet të përgjithshëm prej 18.5 milionë euro dhe puna pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

“Rindërtimi … është një ide e shkëlqyeshme e cila ka shkuar në të gjithë botën,” tha Ministri i Kulturës Dario Franceschini në një deklaratë, përcjell portali rtv21.tv

“Do të jetë një ndërhyrje e madhe teknologjike që do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë që, jo vetëm të shohin dhomat nëntokësore … por gjithashtu të vlerësojnë bukurinë e Koloseut ndërsa qëndrojnë në qendër të arenës,” shtoi ai.

Tutje ai  tha se dyshemeja e ridizenjuar, dhe çdo dyer kurthi ose përbërës mekanikë, duhet të jenë në gjendje të mbyllen shpejt në mënyrë që të mbrojnë hapësirat nëntokësore nga shiu.

Një kat i ri do të “lejonte publikun të kuptonte plotësisht përdorimin dhe funksionimin e kësaj ikone të botës antike”, tha ai.

Ministri shtoi që ngjarje kulturore, të tilla si koncerte dhe teatro, mund të mbahen potencialisht në Koloseum pasi të jetë instaluar dyshemeja.

I ndërtuar 2,000 vjet më parë, Koloseu ishte amfiteatri më i madh i ndërtuar në Perandorinë Romake, dhe organizoi luftime gladiatorësh dhe argëtime të tjera publike.

Mbetet një nga monumentet më të famshme të Italisë dhe rreth 7.6 milionw njerëz vizituan vendin në 2019.

Propozimet për të rindërtuar dyshemenë e Koloseumit duhet të paraqiten deri në 1 Shkurt dhe projekti pritet të përfundojë deri në 2023./21Media