Në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave u kërkua anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.Këtë kërkesë e ka parashturar ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij./21Media