Kërkohet autorizimi i vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç

Moderna po kërkon autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së për vaksinën Covid-19 për fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
“Ne besojmë se mRNA-1273 do të jetë në gjendje t’i mbrojë me siguri këta fëmijë kundër SARS-CoV-2, i cili është kaq i rëndësishëm në luftën tonë të vazhdueshme kundër COVID-19, dhe do të mirëpritet veçanërisht nga prindërit dhe kujdestarët,” shefi  ekzektutiv i Moderna Stéphane Bancel,
Asnjë vaksinë Covid-19 nuk është autorizuar për fëmijët më të vegjël se 5 vjeç në SHBA dhe një afat kohor për autorizimin e mundshëm nuk është ende i qartë. Zyrtarët e Moderna kanë thënë se FDA pritet të veprojë shpejt dhe një zyrtar i Pfizer sugjeroi se vaksina e saj për fëmijët më të vegjël mund të jetë e disponueshme në qershor, nëse autorizohet./21Media

Back to top button