Prokuroria Publike Themelore Shkup sot ka propozuar dënim me gjoba  prej 2000 eurosh për 38 persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore, raporton TV21

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup sot dorëzoi 24 propozime për dhënie të urdhëresave ndëshkuese me të cilat janë përfshirë gjithsej 38 persona për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, të pandehurit akuzohen se nuk kanë vepruar sipas vendimit për ndalesë  dhe regjim të veçantë të  lëvizjes në territorin e  shtetit, dhe gjatë orës policore janë zënë  duke lëvizur  në lokacione të ndryshme të qytetit./21Media