Kërkohet forcimi i rolit të Kuvendit për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësueset e organizatave vendore e ndërkombëtare, aktiviste dhe avokuese të çështjeve gjinore.
Në takim mori pjesë drejtorja e Rrjetit të Grave të Kosovës, . Igballe Rogova, përfaqësuesja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, drejtorja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli dhe përfaqësuesja Dafina Prekazi, si dhe drejtorja e organizatës Kosova-Ëomen 4 Ëomen, Iliriana Jaka Gashi.
Në këtë takim u diskutua për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në avancimin e legjislacionit, me fokus në atë për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, forcimit të rolit në vendimmarrje etj.
Përfaqësueset e organizatave të pranishme në takim theksuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në hartimin e kornizës ligjore, me theks të veçantë në atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, gjegjësisht dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë standardet e përcaktuara me Konventën e Stambollit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së shqyrtimit të legjislacionit në Kuvend.
Në takim u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën gratë në Kosovë, përkatësisht për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj tyre./21Media

Back to top button