Kërkohet infrastrukturë e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara

Me temën “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në Kushtetutë”, po mbahet tryeza e anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe organizave jo-qeveritare.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për këtë konventë dhe më pas të votohet në Kuvend.

Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se Kosova ka zgjedhur një model të mirë që përfshin në Kushtetutën e saj instrumente ndërkombëtare për drejtat e njeriut.

“Autoritetet kanë zgjedhur të veprojnë njësoj si me konventat tjera. Siç kërkohet nga Kushtetuta, është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese ajo do të ju vije për vendimmarrje… Konventa njëlloj përcakton një rend publik minimalist. Dhe këtu ta zëmë nëse shohim tekstin e konventës, asgjë nga kjo konventë nuk prek dispozitat që janë më të favorshme”, tha Qerimi.

Më tej, Qerimi ka shtuar se institucionet e kanë obligim që të ofrojnë infrastrukturë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara.

E, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se duhet të ketë gjithëpërfshirje të institucioneve në këtë proces.

Ai shtoi se do të krijojnë një trup shtetëror për koordinim të kësaj konvente.

Back to top button