Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, R.SH., për shkak se dyshohet për “Sulm seksual”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor i vitit 2020 deri më 20 prill të vitit 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.

I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./21Media