Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Indisë (NDMA), ka bërë një kërkesë për ta zgjatur masat e izolimit deri më 31 maj, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo letër i është dërguar ministrisë së punëve të brendshme të Indisë, e cila pritet të nxjerrë udhëzime të hollësishme në lidhje me izolimin, sonte vonë.

Raportohet se më shumë 90 mijë persona u infektuan nga koronavirusi në Indi. Ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 871./21Media