Shoqata e Grastronomëve të Kosovës ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Qeverisë për ndalen e muzikës në orën 21:00.

Sipas tyre, ky vendim po e zvogëlon afarizmin e bizneseve në orarin kur atëherë është esenciale të lejohet dhe të rritet afarizmi nga ofrimi i aktiviteteve shërbyese.

“Një nga masat për të cilat sektori nuk është i kënaqur e që po aplikohet nga Vendimi i fundit, është e pikës së dytë të paragrafit të katërt, i cili lidhet me ndalimin e muzikës në ora 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë. Kjo për arsye se po zvogëlohet afarizmi i bizneseve në një orar kur pikërisht atëherë është esenciale të lejohet dhe rritet afarizmi nga ofrimi i aktiviteteve shërbyese”, thuhet në reagimin e tyre të bërë në Facebook.

Gastronomët përmes një postimi në Facebook gjithashtu kanë kërkuar që të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas tyre, si sektor që janë të fokusuar në punësim, ky Projektligj do të ishte ndihmë shumë e madhe. Prandaj bëjnë lutje që të inicohen sa më shumë incentiva që përkrahin ekonominë në përgjithësi dhe sektorin e tyre në veçanti./21Media

Janë bërë më shumë se dhjetë (10) ditë që nga lehtësimi i fundit i masave nga Vendimi i Qeverisë së Kosovës nr. 01/32 i…

Posted by Shoqata e Gastronomeve të Kosovës on Monday, October 5, 2020