Kërkohet që t’i hiqet licensa qendrës “ORENDA” dhe të menaxhohet nga institucionet shtetërore

Pas rastit ku u dhunua fizikisht nga infermierja një e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë reagoi edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Duke përshkruar ngjarjen e cila u pasqyrua në videon e publikuar, kjo shoqatë kërkon hetime të hollësishme për mënyrën e e trajtimit të të moshuarve në këtë qendër.
“Për të rritur edhe me shumë skandalin, menaxhmenti i kësaj qendre me një vendim skandaloz tenton t’a arsyetoj sjelljen ç’njerëzore të puntorëve të kësaj qendre!
Nga deklarata e ish-menaxheres së këtij Institucioni, e cila deklaron se punën në atë qendër e ka lënë pikërisht për shkak të këtyre parregullsive, gjë se cila tregon se menaxhmenti aty ka qenë i njohur me abuzimet me të moshuarit.”, thuhet në reagimin e PRAK.
Kjo shoqatë kërkon nga Institucionet përgjegjëse që:
– Të zhvillohet një hetim i detajuar për mënyrën e trajtimit të të moshuarve në atë qendër;
– Të gjithë personat e përfshirë në abuzime të paraburgosen në mënyrë që të mos prishen provat e mundshme dhe nëse gjinden prova të abuzimeve të marrin dënime meritore;
– Të gjithë profesionistët shëndetësor të përfshirë në këto abuzime t’u heqet licenca e punës;
– Kësaj qendre t’i heqet licenca e punës dhe qendra të merret nën menaxhim nga institucionet shtetërore./21Media

Back to top button