Një imam i moshuar ka kërkuar që xhamitë të mos hapen në Britani të Madhe, deri në momentin kur të lejohet falja e namazit me xhemat, pavarësisht planeve të qeverisë që vendet e adhurimit të rihapen.

Pritet njoftimi i Qeverisë që kishat, xhamitë dhe sinagoget në Angli mund të hapin dyert e tyre për lutje individuale nga 15 qershori, por shërbimet dhe dasmat s’do të lejohet akoma të mbahen.

Imami Qari Asim tha se hapja e xhamive mund të shkaktojë “më shumë vështirësi”. “Dallimi thelbësor midis xhamive dhe disa vendeve të tjera të adhurimit është se xhamitë para së gjithash organizojnë faljen e namazit me xhemat. Lutjet individuale mund të kryhen kudo, kryesisht në shtëpi.”, deklaroi ai./21Media