Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se e ka këshilluar opozitën që të jetë e qartë në tryezën e reformës zgjedhore, me kërkesa konkrete dhe jo listë dëshirash, si dhe të mos bjerë pre e provokimeve për t’u larguar nga negociatat.

Ai e apeloi opozitën e bashkuar që të bëjë gjithçka për të arritur konsensusin.

Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithçka për konsensus. Mesazhi im për opozitën që kur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme Teatri ka qenë: Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza e reformës. Mesazhi tjetër ka qenë, mos paraqitni listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndëkombëtarë dhe në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë mjaft të shqetësuar për problemnet e zgjedhjeve dhe legjitimitetit të institucioneve në Shqipëri dhe që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që Shqipëria të marrë një vrull të ri drejt BE“, tha Meta.

Pyetjes se pse bisedimet për reformën zgjedhore nuk u udhëhoqën prej tij, siç edhe ka ndodhur në raste të ngjashme me ish-Presidentin Moision, por u zhvilluan në selitë diplomatike, Meta i dha këtë përgjigje.

“Është në vullnetin e dy palëve për të zhvilluar bisedimet ku e çmojnë të arsyeshme. Për mua e rëndësishme si President është që në fund të ketë ‘tym të bardhë’“, shtoi ai.

Këto deklarata Meta i bëri në një konference për mediat në Presidencë, pas takimit me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.