Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit ndaj Kurtit

Këshilli i Ambasdorëve Shqiptarë ka reaguar ndaj deklaratve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas emërimit të Nenad Rashiqit – ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Nër reagimin e këtij këshilli, deklaratat e Vuçiqit dëmtojnë përpjekjet e komuniteti ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhëneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon”, thuhet ndër tjera në reagimin e këtij këshilli.

Ky këshilli i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë./21Media
Back to top button