Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Ian Heker dhe Matias Lytenberg gjatë qëndrimit në Prishtinë janë takuar me udhëheqësit e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar lartë mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se viti 2019 është momentumi më i mirë që të arrihet marrëveshja me Serbinë./21Media