Aleanca Kosova e Re, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Kështu ka deklaruar Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

AKR-ja do të votojë Qeverinë e re, por ka vendosur të mos jetë pjesë e saj. I uron sukses z. Hoti“, ka thënë Murseli.

Qeveria pritet të formohet nga LDK-ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot deklaroi se seanca për votimin e qeverisë së re mund të mbahet nesër apo të hënën./21Media