Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti, i cili sot do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Behramaj ka thënë se Hoti ka shkuar në Bruksel pa mandat të Kuvendit dhe pa unitet dhe konsensus politik.

“Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!”, ka shkruar ai në Facebook.

Këshilltari i presidentit ka theksuar tutje se Hoti nuk është koordinuar as me presidentin lidhur me këtë takim.

Vazhdimi i dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të fillojë sot nga ora 16:00./21Media