Violeta kujton vitin 1996

Violeta kujton vitin 1996

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Violeta Kajtazi ka goxha vite që është në skenë dhe vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të preferuara. Përveç angazhimeve në aspektin profesional, këngëtarja iu qëndron pranë fansave edhe me fotografitë e bukura që i sjellë përmes rrjeteve sociale.

Në Instagram së fundmi, Violeta ka ndarë një imazh të bukur me veshje kombëtare, në një koncert në vitin 1996, në Zvicër. Nga ajo kohë, këngëtarja ka ndryshuar shumë pak sa i përket pamjes. Kjo të paktën shihet nga imazhi që ajo ka shpërndarë pë fansat e saj të shumtë, shkruan rtv21.tv

“Ty të kam ilaq” është projekti i fundit i këngëtares, këngë të cilën e ka sjellë në tetor të vitit të kaluar./21Media