Kështu duket “Gymyshi” pas operacioneve plastike

Aktorja turke, 43 vjeçare Songul Oden që për publikun shqiptar u bë e njohur me rolin e saj si “Gymysh” në serialin me të njëjtin emër, ku luante krah aktorit të famshëm Kivanç Tatlitug.

Vitet kanë kaluar dhe sigurisht pamja e aktores ka nisur të ndryshojë, ndaj Songyl ka menduar të bëjë disa ndërhyrje për të “rregulluar” pamjen e saj, por që është penduar.

Ajo ka kryer një ndërhyrje në hundë dhe ka mbushur rrudhat me botoks, për çka është shprehur se ndihet e zhgënjyer.

“Kam kursyer shumë para për këtë operacion, por nuk ishte i suksesshëm pasi u dëmtua kërci. Bëra dhe dy operacione të tjera në hundë më vonë. Nuk mund të marr frymë lirisht. Duke qenë se qesh shumë, kam pasur rrudha rreth syve. Kam bërë botoks, por buzëqeshja më është shkatërruar”, ka thënë ndër tjera aktorja në një interviste.

Por si duket aktorja tani, mund ta shihni në fotografitë më poshtë./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button