Kështu duket tani “Nazira” rreth moshës 70 vjeçare

Aktorja e njohur braziliane, Eliane Teresinha Giardini për publikun shqitpar u bë e njohur nga seriali ”O Clone” me rolin e “Nazirës”.
“Nazira” ishte e njohur në rolin e një gruaje tekanjoze dhe të zhurmshme dhe preokupimi i saj ishte martesa, shkruan rtv21.tv.
Aktorja tani është 68 vjeçare por si duket për të janë vetëm numra pasi që në pamjen e jashtme duket shumë më e re.
Më poshtë i gjeni disa fotografi të Nazirës se si duket tani.

Eliane, megjithëse kishte pak sukses karriere deri në moshën dyzet vjeçare, ajo tani konsiderohet si një nga aktoret më të shquara të Brazilit. “Nazira” ishte e martuar me aktorin Paulo Betti deri në vitin 1995, ata së bashku kanë dy fëmijë.
”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, për publikun kosovar ky serial u transmetua në ekranin e RTV21./21Media

Back to top button