“Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë.

Shikuesit e këtij seriali ende i mbajnë në mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo.

Natasha Klauss ishte njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Saritës”, e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot si 45 vjeçare.

Në disa fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, Natasha mahniti të gjithë me pamjen e saj, ku duket mjaft tërheqëse.

 

Për publikun kosovar seriali “Pasionet e Fshehta”u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21./21Media