"Të dua me zemër mbretëresha jonë e bukur"

“Të dua me zemër mbretëresha jonë e bukur”

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi dje festoi ditëlindjen e saj të 40-të.

Përkundër moshës që ka, Leonora me pamjen dhe stilin e saj duket si të ishte në të 20-tat.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja nga Drenica natyrisht që ka marrë urime të shumta nga personat e dashur të saj, miqtë e kolegët e shumtë. Në mesin e këtyre urimeve nuk ka si të mungojë edhe ai nga motra e saj, Blerta, e cila i ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Urime ditëlindja motër e dashur të dua me zemër mbretëresha jonë e bukur të uroj me shpirt se të dua me zemër të dua shumë”, ka shkruar Blerta në Facebook ku ka publikuar një fotografi bashkë me Leonorën.

Leonora Jakupi, është një ndër këngëtaret më të njohura si dhe më e preferuara në trojet shqiptare. Ajo karrierën e ka filluar që në moshë të re, ndërsa deri tani ka një karrierë të bujshme muzikore.

Ndër këngët më të pëlqyera të saj janë: “A vritet pafajësia” ‘S’e ndaloj”, “Diamant”, “Ma ngat”, “Koha s’na falë”, “Pa asnjë dyshim” etj./21Media