Reperi i njohur, Mozzik sot ka filluar  turneun e tij për promovimin e albumit ‘Mozzart’. Ky turne filloi nga qyteti i Mitrovicës, ku atje reperin kishin dalë ta presin fansat e tij.

Disa pamje nga kjo pritje, i bëri publike vetë Mozziku përmes disa postimeve në Instagram.

Turneu i Mozzikut sot do të vazhdojë në Vushtrri në orën 14:00, më pas në Pejë nga ora 15:00. Kurse, nesër turneu do të vazhdojë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. /21Media