50-vjetori i lindjes së Dukagjinit

50-vjetori i lindjes së Dukagjinit

Vokalisti i grupit “Oda”, Dukagjin Lipa feston 50-vjetorin e lindjes. Lipa ka qenë dikur pjesë e grupit “Oda”, që ishte formuar në vitin 1994 në Londër. Ai ka qenë një nga këngëtarët më të njohur të rokut të viteve të ’80-ta.

Suksesin e tij të dikurshëm në muzikë, po e vazhdon vajza e tij Dua, e cila po lë gjurmë në industrinë e muzikës në botë, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te Dua, me rastin e ditëlindjes së të atit ajo i ka dedikuar një urim të veçantë, duke ia shprehur dashurinë e pakusht që ka për ‘dritën e jetës’.

“Urime ditëlindjen e 50-të babi. 50-vjetori nuk ka se si të jetë më mirë… edhe në paruke të kuqe.”, ka shkruar Dua, duke e falënderuar atë për mbështetjen dhe dashurinë që u ka ofruar atyre.

“Ti je dritë në jetën tonë… fjalët nuk mjaftojnë për të treguar se sa shumë të duam.”, ka shkruar më tej artistja krahas fotografisë.

Me fjalët më të bukura, edhe Anesa e ka uruar bashkëshortin e saj dhe i ka thënë atij se ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur asaj.

“Urime ditëlindjen. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur duke më sjellë buzëqeshje, kënaqësi dhe dashuri”, ka shkruar Lipa.

Para pak ditësh, familjarët e Dukagjinit kanë organizuar një festë surprizë për të.

Dukagjini është i martuar me Anesa Lipën dhe së bashku kanë tre fëmijë: Duan, Rinën dhe Gjinin./21Media