Kështu mund ta heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë
9 Dhjetor 2020
Janë katër hapa të thjeshtë dhe të shpejtë që do ju ndihmojnë për heqjen e xhelit të thonjve në kushtet e shtëpisë.
Gjithçka që duhet të bëni:
Hapi 1: Limojini
Duke qenë se shtresa e xhelit është e trashë, fillimisht limojeni sipër. Kjo gjë nuk do të dëmtojë aspak thonjtë tuaj.
Hapi 2: Njomini me aceton
Merrni acetonin që përdorni zakonisht dhe njomni pak pambuk. Vendoseni pambukun mbi thonjtë tuaj dhe mbështillini ata me letër alumini.
Hapi 3: Prisni
Prisni 10-15 minuta derisa xheli të largohet vetë. E rëndësishme është të keni durim dhe të mos e hiqni pambukun me aceton derisa xheli të largohet vetë. Mos përdorni forcë apo mjete të ashpra për të larguar xhelin.
Hapi 4: Përfundoni
Teksa jeni duke pritur, xheli largohet vetë, por mund të ndodh që të ketë pjesë të vogla që ngelen. Për t`i hequr edhe ato mund të përdorni një pastruese kutikulash.
Kini parasysh që heqja e xhelit nuk i dëmton thonjtë tuaj nëse bëhet siç duhet.