Sipas një dokumenti të rrjedhur dhe të raportuar nga “The Financial Times”, klubet e mbetura të Superligës mund të padisin ato që e braktisën kompeticionin, por një pyetje mbetet ende pa përgjigje.

Gazeta raporton se një dokument i rrjedhur zbulon se klubet e Superligës do të ishin përballur me detyrime financiare me vlerë qindra miliona për largimin nga gara e shkëputur që në fillimet e saj.

Superliga ka dështuar vetëm disa ditë pasi u zyrtarizua krijimi i saj, pasi bota e futbollit protestoi ndaj përpjekjes për të krijuar këtë garë të re.

Gazeta zbulon tri pika kryesore nga një dokument i rrjedhur dhe i dizajnuar për t’i “bllokuar” ekipet më të mira të Evropës në Superligë.

12 klubet e para themeluese duke përfshirë Juventusin, Milanin dhe Interin – kishin rënë dakord për klauzolat e largimit të dizajnuara për t’i mbajtur ato në garë pasi të ishin mbledhur paratë për të financuar këtë projekt .

“Financial Times” shkruan se dokumenti i rrjedhur konfirmon që klubet ranë dakord të mos e braktisnin garën e tyre të re para qershorit të vitit 2025 dhe më pas do të duhej të lëshonin njoftim për t’u larguar të paktën një sezon më parë.

Nëse ndonjë klub vendos të largohej, raporti zbulon se ata do të ishin të detyruar të paguanin paratë e marra në fillim të kësaj gare.

15 klubet themeluese kishin për qëllim të ndanin 3.25 miliardë euro, financuar nga JP Morgan Chase dhe gazeta zbulon se ata që largohen nga gara do të duhet të paguajnë këtë pjesë.

Siç thekson raporti, mbetet e paqartë se me çfarë detyrimesh përballen klubet kur zgjedhin të tërhiqen, gjë që mbetet pyetja e madhe pa përgjigje në lidhje me Superligën.