Aktorja e mirënjohur kosovare, Fiona Gllavica ka vetëm pak javë që u bë nënë. Fiona ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lekë.

Aktorja duket se po i shijon maksimalisht ditët me të birin, teksa sot doli për shëtitje me të. Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, e vëmendje tërheq aktorja e cila shfaqet në formë të mirë trupore.

Aktorja mori shumë komente për dukjen e saj pas lindjes./21Media