Ky është sezoni i Duas

Ky është sezoni i Duas

Pas sukseseve të një pas njëshme në muzikë vjen edhe një tjetër për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Ajo ka arritur 15 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara po në këtë rrjet ku shihet se po e feston për milionat e saj. Duke ditur se

Instagram është një prej rrjeteve sociale më të përdorura nga fytyrat publike dhe me më influencë sidomos tek të rinjtë atëherë ky mund të konsiderohet si një sukses për Lipën, shkruan rtv21.tv.

“15 milionë ndjekës. Ne po festojmë. Faleminderit Faleminderit”, ka shkruar Dua duke iu me  referuar me gjasë shenjës së saj të horskopit që është Luan.

Kujtojmë se bukuroshja me tri këngët e saj të fundit, u nominua në tri kategori në edicionin e 35-të të MTV VMA : “Neë Rules” në kategorinë kënga e vitit, “IDGAF” në kategorinë e koreografisë më të mirë dhe “One Kiss” në kategorinë e vallëzimit më të mirë.

Ceremoia do të mbahet me 20 gusht, por 10 ditë më herët ajo do të mbajë koncert në vendlindjen e saj në Kosovë, koncert ky që të realizohet në kuadër të festivalit tre ditor Sunny Hill, i organizuar nga vet ajo dhe menaxhmenti i saj./21Media