Në Kosovë, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parakohshme parlamentare. Krahas qytetarëve, votimin tashmë e kanë përfunduar edhe shumë prej figurave të njohura publike nga fusha e politikës. Në votim ata janë shfaqur të veshur kostume mjaft elegante përkrah bashkëshortëve të tyre.

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në votim ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Remzie Shahini- Hoxhaj dhe djali i tij, Lir Hoxhaj.

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është në mesin e politikanëve që ka votuar në zgjedhjet e sotme, derisa është shfaqur me gruan e tij, Servete Ukaj – Hotin.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kryer obligimin e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten, Anita Muçaj- Haradinaj.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, po ashtu ka votuar së bashku me burrin e saj, Prindon Sadriun ku të pranishme ishin edhe dy vajzat e tyre.

Obligimin për të votuar e ka kryer edhe  kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen./21Media