Kessie pritet të hap bisedimet me gjigandin e La Ligas

 
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet që të fillojë bisedimet me Barcelonën, në lidhje me një transferim të mundshëm në “Camp Nou” si lojtar i lirë, raporton Rudy Galetti.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur vazhdimisht edhe me transferime te Real Madridi dhe gjigandi francez Paris Saint-Germain.
Kontrata aktuale e Kessiet me Milanin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa raportohet se ai ka vendosur mos të rinovojë kontratën e tij me “Rossonerët”.
Që prej transferimit te Milani, Franck Kessie ka arritur të bëjë 205 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 35 gola dhe 16 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button