Franck Kessie tashmë është një futbollist i Milanit

Franck Kessie tashmë është një futbollist i Milanit

Mesfushori i talentuar nga Bregu i Fildishtë, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore firmosi një kontratë deri në 30 Qershor të 2019-tës me skuadrën e Montellës.

Kessie u tranferua nga Atalanta te kuqezinjtë në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e Milanit pas 2 vitesh për 28 milionë Euro, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që kur t’i përfundojë periudha e huazimit, futbollisti do të firmosë një marrëveshje afatgjatë me Milanin. Pas disa problemeve që u shfaqën në ditën e parë të vizitave mjekësore, Kessie është mirë fizikisht. 20-vjecari i cili rezultoi një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serinë A, duke realizuar dhe 6 gola me fanellën e Atalantës, u prezantua nga drejtori i përgjithshëm i Milanit Marco Fassone./21Media