Hasani pas Këshillit të Sigurimit porosit Kosovën që të koordinohet me aleatët, Durmishi shpërndarë deklaratën

Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka komentuar sot seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Serbia e cila është mbajtur mbrëmë.

Duke komentuar deklaratën e Ambasadores amerikane, Linda Thomas-Greenfield, për Banjskës, Hasani ka thënë se “s’është e nevojshme vetëm të dënohet Banjska. Ne duhet të sigurohemi që ajo s’përsëritet kurrë më”

Ai ka shprehur mbështejten e Shqipërisë për Kosovën .

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, ka shkruar Hasani.

Postimin e tij e ka shpërndarë edhe ambasadroi i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi./21Media

Back to top button