Këtë fundjavë Gërmia do të mbyllet për automjete
20 Mars 2020
Kufizohet lëvizja e automjeteve, përveç banorëve
Kufizohet lëvizja e automjeteve, përveç banorëve
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se këtë fundjavë parku i Gërmisë do të mbyllet.
“Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Në këtë postim Ahmeti ka theksuar se po e bën këtë ndalesë pasi që është rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Ahmeti duke kërkuar falje për këtë vendim, ka njoftuar se edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te udhëkryqi./21Media