Secili nga ne kemi një lloj muzike të preferuar të cilën e dëgjojmë në veturë

Secili nga ne kemi një lloj muzike të preferuar të cilën e dëgjojmë në veturë

Edhe vetë këngëtarët dëgjojnë muzikë të artistëve tjerë, e kështu është edhe Kida, e cila ka publikuar disa video në InstaStory, ku shihet ajo duke dëgjuar muzikë amerikane, shkruan rtv21.tv.

Është kënga “Changes”, nga Tupac Amaru Shakur dhe Talent, e cila është publikuar para 20 viteve, mirëpo ende dëgjohet edhe sot, shkruan rtv21.tv.

Shumë Hip-Hop artistë të rinj kanë respekt dhe e pëlqejnë një nga reperët më të mirë të të gjitha kohërave, edhe pse ai ka vdekur më shumë se 20 vite më parë. Edhe Kida është një nga artistët e rinjë që e pëlqejnë 2Pac-un, dhe ende dëgjojnë këngët e tij që nuk vdesin kurrë./21Media