Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Dafina Zeqiri më datën 20 gusht publikoi projektin “Million $”, i cili deri tani është mirëpritur nga fansat e artistes, shkruan rtv21.tv

Pa i bërë ende tri netë të plota që nga publikimi, projekti i ri i Dafinës ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube. “Million $” është publikuar të enjten në orën 23:11, ndërsa tani në Youtube ka 1 milion e 201 mijë e 554 klikime.

Sot kur projekti ka arritur shifrën e 1 milion klikimeve, këngëtarja ka publikuar një storie në instagram, ku numëron 1 milion e 500 mijë ndjekës.

Teksti i këngës “Milion $” është shkruar nga Elinel, ndërsa për muzikën dhe melodinë është përkujdesur Dafina. Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga Entermedia./21Media