Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve

Fara Chia mund të absorbojë pothuajse 12 herë më shumë lëngje sesa pesha e saj, andaj ajo është një përbërës i shkëlqyer për puding të shëndetshëm dhe të mirë.

Për këtë arsye, nuk është çudi që ajo konsiderohet sot superushqim dhe gëzon fakti që mund të përfshihet në mënyra të ndryshme në ushqim. Nëse nuk i keni provuar deri më tani, në vazhdim lexoni gjithçka që duhet të dini për fuqinë e madhe që kanë këto farëra të vogla.

Chia rritet pranë ekuatorit, në vende të tilla siç janë Meksika, Bolivia dhe Ekuadori. Aj është konsumuar edhe nga aztekët e lashtë dhe populli maja.

Sigurisht, fara chia nuk janë zëvendësim për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, por fakti është se ato përmbajnë shumë lëndë ushqyese. Për shembull, një lugë çaji me fara Chia përmban pothuajse 5 gram acide yndyrore omega-3, të cilat gjenden zakonisht në salmon dhe peshq të tjerë.

Dy lugë fara chia përmbajnë të njëjtën sasi të proteinave, si për shembull, një vezë. Por farat chia nuk janë vetëm një zëvendësim i madh për vegjetarianët, por edhe për njerëzit që nuk konsumojnë produktet e qumështit. Dy lugë fara të chia përmbajnë 177 mg kalcium, ndërsa një gotë qumështi përmban 300 mg kalcium.

Meqë një lugë me fara chia përmban deri 5 gramë fibra, ato janë shumë të efektshme në luftimin e kapsllëkut dhe fryrjes. Por kini kujdes, pasi sasi të tepërta mund të shkaktojnë efekt të kundërt. Një deri në dy lugë në ditë janë të mjaftueshme.

Farat Chia kanë një shije neutrale, e cila i bën ato një shtesë të shkëlqyeshme për shumëllojshmërinë e ushqimit dhe pijeve. Nëse nuk i keni ngrënë deri më tani, përpiquni t’i përfshini ato në mëngjesin tuaj – me jogurt ose bollgur. Fara Chia janë gjithashtu të shkëlqyera për gjella pikante dhe sallata të ndryshme