Këtë vit në Drenas nisin katër projekte të reja

Lekaj ka treguar se cilat rrugë do të ndërtohen në Drenas

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke numruar projektet që do të financohen nga ministria që drejton në komunën e Drenasit ka bërë të ditur se përkushtimi i tyre prekë secilën komunë të Kosovës, pa dallim.

Sipas tij, në Drenas këtë vit nisin katër projekte të reja.

“Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë: Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec, ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit, ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë, ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës”, ka shkruar ministri Lekaj në facebook.

Back to top button